Kukësi vazhdon përgatitjet në Turqi. Klubi verilindor ka zhvilluar miqësoren e dytë sot, teksa ka barazuar 0-0 me Ettifaq FC. Takimi me skuadrën nga Arabia Saudite pati ritëm të lartë, por ajo që mungoi ishte vetëm goli. Në 90 minutëshin e luajtur në kompleksin e Fenerbahces, trajneri i kuksianëve, Skënder Gega pa formën e disa lojtarëve, të cilët premtojnë shumë për kampionatin.
“Është mbyllur në barazim pa gola miqësorja e dytë në Turqi, aty ku skuadra jonë u përball me ekipin nga Arabia Saudite, Ettifaq FC. Ndeshja e zhvilluar në kompleksin e Fenerbahce, ka përfunduar me rrjeta të paprekura, teksa ekipi ynë ka zhvilluar një lojë mjaft të mirë.
Fillimisht ishte programuar ndeshja ndaj Ettifaq të ishte e fundit në Turqi, por me ndryshimin e programit, kjo ndeshje u luaj më para dhe ekipi do të ketë testin e fundit në datën 8 gusht” – Shkruan klubi.
