Recete nga znj Eneida
Përbërësit
2 vezë
170 gr sheqer
50 gr gjalpë
100 ml qumësht
50 gr niseshte
450 gr miell
2 lugë pluhur pjekës
150 gr sheqer pluhur
3 lugë ujë
1 majë luge bojë e kuqe
Përgatitja
Rrahim sheqerin me vezët dhe gjalpin. Shtojmë qumështin, miellin, niseshten dhe pluhurin pjekës. Ngjeshim brumin, e hapim dhe e presim me forma të rrumbullakta. I vendosim në tavë dhe i pjekim me 200 gradë për 20 minuta. Sitim sheqerin me bojën dhe shtojmë ujin. E trazojmë mirë dhe në të zhysim biskotat një e nga një.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb