Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me nisjen e hetimeve nga Prokuroria për nxjerrjen e videos nga konflikti i djeshëm mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka deklaruar se policia ka hyrë në rrugën pa kthim të manipulimit të opinionit publik.

Postimi:
Prokuroria vulos fajin dhe turpin e Policise se Balles per nxjerrjen e videos se princ Lekes!
Prokuroria vulos rolin kriminal te Policise se Balles ne nxjerrjen e videos.
Prokuroria deklaroi sot se :
“Nga verifikimet e para, ka rezultuar që materiali kallëzues është depozituar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi videoja është publikuar në media të ndryshme”.
Perfundimisht Policia ka hyre ne rrugen pa kthim te shnderrimit ne zorren qorre te qeverise, te mashyrimit dhe manipulimit te opinionit publik.
Policia mashtroi e manipuloi provat per te ndjerin Klodian Rasha, perzuri e persekutoi Dritan Zagani qe denoncoi trafikun e droges, Emiljano Nuhun se denoncoi nderhyrjet e Taulant Balles, manipuloi fajin e saj per vdekjet e te ndaluarve ne paraburgim.
Me regji te Edi Rames ne vazhdim te urrejtjes klasore ndaj familjes mbreterore, Policia Rames perdori kriminalisht nje video te nje konflikti te brendshem familjar per te diskredituar kete familje me nje vend te qarte ne historine e Shqiperise.
Me regji te Edi Rames Policia perdori videon per te zhurmuar ndaj Rezolutes asgjesuese te Partive Popullore Europiane qe nxjerr ne shesh fytyren e narkoshtetit.
Me regji te Edi Rames Policia e Balles u perdor kriminalisht per te zhurmuar per skandalet e tmerrshme korruptive qe po zbulohen cdo dite dhe per inkriminimin e qeverise ne afera mafioze.
Shqiperia ka sot nje polici te pabese dhe armike te qytetareve.
Shqiperia ka sot nje polici qe eshte shnderruar ne nje zgjatim mafioz te qeverise dhe pastruese e haureve te qelbur te narkoqeverisjes.
Rasti i nxjerrjes se videos qe lidhej me familjen mbreterore eshte kulmimi i kalbjes dhe faqes se zeze te Ministrit Balla dhe policise se tij te shtetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: