BARCELONA
Policia e Spanjës lajmëron se ka arrestuar 6 persona të dyshuar, pasia akuzohen për rritje të bimëve narkotike.
Të arrestuarit janë të gjithë shqiptarë dhe akuzohen për krime kundër shëndetit publik.
Operacioni policor, përveç arrestimit të gjashtë të dyshuarve, me origjinë shqiptare, çoi në shkatërrimin e 2 421 bimëve marihuanë në një gjendje të përparuar të rritjes, me peshë 301 kg, dhe më shumë se nëntë kilogram sytha të përgatitur për shpërndarje.
Hetimet filluan përmes një ankese anonime të marrë në portalin e bashkëpunimit qytetar, ku ekzistenca e një depoje në pronën industriale Malloles u bë e ditur se, mund të organizohej kultivim intensiv të marihuanës.
Pasi u konstatua se prona mund t’i kushtohej kultivimit ose ruajtjes së marihuanës, u verifikua, me kompaninë e energjisë elektrike, se kishte një konsum të madh të energjisë që nuk po regjistrohej.
(d.xh/ Balkanweb)
