Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës u arrestua shtetasi Rr.U., i dyshuar për veprën penale të ‘Kultivimit të bimëve narkotike’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’.

Arrestimi i këtij shtetasi erdhi pasi në fshatin Vlahen të Bashkisë Has, u konstatuan gjatë kontrolleve rutinë, 3 parcela me bimë narkotike të dyshuar canabis sativa, në total 1874 bimë.

Pas kontrollit të banesës së këtij shtetasi, u gjetën gjithashtu dhe u sekuestruan edhe 73 fishekë, model 56, kalibër 7.62 mm, tre krehera automatiku bosh dhe dy fitila zjarrëpërcjellës.

Hetimet vijojnë për identifikimin e autorëve të tjerë mundshëm të përfshirë në këtë aktivitet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: