Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtorë 17 persona, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të drejtuar nga Sadetin Hasaj, të akuzuar për kultivimin e bimëve narkotike në sera në qarkun e Beratit në vitin 2022.
Sipas vendimit të gjykatës, të dhënë më 3 korrik 2026, të pandehurit janë shpallur fajtorë për disa vepra penale, përfshirë “prodhim dhe shitje narkotikësh”, “kultivim të bimëve narkotike”, “mbajtje pa leje dhe prodhim armësh e municionesh” si dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.
Në total, gjykata ka caktuar rreth 95 vite burgim, ndërsa dënimet variojnë sipas rolit të secilit të pandehur në aktivitetin kriminal. Një pjesë e të dënuarve janë konsideruar drejtues të grupit, ndërsa të tjerët pjesëmarrës në veprimtarinë e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Dënimet e dhëna nga gjykata:
Sadetin Hasaj – 8 vite e 8 muaj burg
Blerim Xheka – 8 vite e 8 muaj burg
Sidrit Bisha – 6 vite e 8 muaj burg
Suad Smakaj – 6 vite e 8 muaj burg
Jurgen Ujkaj – 6 vite e 8 muaj burg
Samoel Lushaj – 6 vite e 8 muaj burg
Endriol Xheka – 6 vite e 8 muaj burg
Mirvaldo Disha – 6 vite e 8 muaj burg
Hamdi Dyli – 6 vite e 8 muaj burg
Arben Vrapi – 5 vite e 4 muaj burg
Adiol Çifliku – 5 vite e 4 muaj burg
Lulzim Bushataj – 5 vite e 4 muaj burg
Mustaf Manej – 5 vite e 4 muaj burg
Bashkim Mema – 5 vite e 4 muaj burg
Edison Mema – 5 vite e 4 muaj burg
Drita Mema – 4 vite burg (pezulluar, 3 vite provë)
Izmire Mema – 4 vite burg (pezulluar, 3 vite provë)
Gjykata ka vendosur që një pjesë e të dënuarve të vuajnë dënimin në burg të sigurisë së lartë, ndërsa për dy prej tyre është vendosur pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burg dhe vendosja në provë për një periudhë 3-vjeçare.
