Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza në drejtim të ministres Mirela Kumbaro, si dhe ish-sekretares së Përgjithshme të saj, Elira Kokonës.

Kjo e fundit është përfshirë në një skandal që lidhet me një konflikt interesi dhe fshehjen e të ardhurave.

Berisha në një dalje për mediat, tha se sekretarja e Kumbaros prej vitesh mbronte si avokate paditësit e shtetit dhe më pas këto të ardhura i ndante me ministren, Ramën dhe Agaçin.

“Në jug konstatova se socialistët urrenin masivisht Rilindjen si një sekt hajnie.
Konstatova se Edi Rama kishte filluar terrorin, angazhuar policinë, policinë bashkiake për të terrorizuar qytetarët. Por nga ana tjetër, e sigurt është se kandidatët e primarëve do jenë kandidatët e fitores.
Libohova, ju e patë vetë, një pritje e zjarrtë, një revoltë e thellë. Se çfarë kishte bërë Edi Rama me ndrikull-Sherrin, kishin hequr kandidatin e tyre dhe kishin vu kushëririn e parë të kandidatit të primareve. Konstatova se në Libohovë, deputetes Kumbaro nuk i thërriste kush Kumbaro, i thërrisnin Mirela Sherri.

Kësaj deputete i del emri në shumë afera, jo vetëm në ministri me tendera, të cilat përbëjnë secili vepër të rënda penale, por mos harroni se Elira Kokona, sekretare e përgjithshme e saj për vite të tëra, mbronte si avokate, paditësit e shtetit, dhe ndante paratë në atë kohë me Mirela Sherrin dhe pastaj me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin. Adil Xhelili, kandidati ynë, kishte një simpati të madhe në banorët e Libohovës, kishte një projekt të vërtetë për ndryshimin e Libohovës. Një situatë dramatike, por një vendosmëri e madhe për një kthesë historike. Një vetëdije e plotë se Edi Rama përbën një rrezik. Regjimi i tij është shkatërrimtar për Shqipërinë dhe jugun. Por kudo konstatova se atë në fakt e konsideronin gjithashtu të përfunduar me aferën McGonigal. Banorët kudo ishin të sigurt se shumë shpejt e pret fati i McGonigalit dhe nuk kishin ndërmend të besonin mashtrimet e tij.”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb