TIRANE- Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri me anë të një statusi në Facebook dënon videon makabre të publikuar një ditë më parë në rrjetet sociale, ku një i ri në Kuçovë rrihte deri në ngordhje një qen.

Reagimi i Tahirit është edhe një shpërthim ndaj Parlamentit, pasi një vit më parë ai thotë se ka propozuar një p/ligj për mbrojtjen e kafshëve nga dhuna, por duket se asgjë s’ka ndryshuar.

STATUSI I PLOTË
Nje rrace e re dhunuesish po rritet. Sot me nje qen, neser me nje shok a familjar, e keshtu pa mbarim.
Thuajse 1 vit me pare propozova nje p/ligj per mbrojtjen e kafsheve nga dhuna, por PARLAMENTI NUK DEGJON.
Me mbetet ta risjell perseri ne vemendje, me shpresen se te gjithe ata qe nga kjo e sotmja jane neveritur e frikesohen nga e ardhmja, te gjejne kohe te behen bashke e te detyrojne parlamentin te marre ne shqyrtim e te miratoje nje ligj per te ndalur perfundimisht masakren ndaj kafsheve.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: