Banorët e zonës Kodër Babrru kanë denoncuar publikisht kompaninë “Kayo” se po u grabit pronat. Për herë të dytë, banorët janë ngritur në protestë, ndërsa kundërshtojnë planin e kësaj kompanie për ngritjen e një fabrike municioni armësh në zonën e tyre.

News24 ka shkuar në vendin ku po mbahet protestë, ndërsa banorët shprehen se kjo fabrikë rrezikon jetën e tyre. Dritan Dervishi, thotë se hipoteka e nxjerr pronar legjitim të pronës dhe sipas tij, shteti po e nxjerr jashtë për interesa të kompanisë. Ai tha se firma që prona i ka kaluar Ministrisë së Mbrojtjes, për kompaninë Kayo, është vendosur nga Belinda Balluku.

“Ditën që dhamë intervistën bashkë, të nesërmen vjen një turrë banditësh dhe me polici ushtarake sollën nja dy letra. Sapo dhamë intervistën, erdhën këtu. Ne jemi mbledhur s komunitet për hallin dhe banorët që mos të ngrihet kjo fabrikë demontimi afër shtëpive toa. Duhet të jetë jo më pak se 1.5 km nga banesat fabrika. Ja ku është shtëpia, 5 metra, ja vila 10 metra. U vranë 26 bijë nënash në Gërdec. Çfarë bëhet? Pse nuk dëgjohet komuniteti?! ‘Fundjavën ndryshe’ e morën hajdutët, te kafja e Rremes e mori deputeti. Si ka mundësi? Ish-kompleksin Partizani e privatizuan. Çështjen e kemi në SPAK dhe në Strasburg doo e çoj. Kemi të drejtë që të kundërshtojmë si komunitet. Është e parpranuheshme. Ti të fitosh miliona, dhe të vrasësh banorët këtu. Se i vranë 26 persona në Gërdec.”, tha ai.

Mes të tjerash ai shtoi se; “Kjo pronë ka qenë një repart ushtarak në vitet e komunizmit. Kjo ka qenë pronë e familjes Dervishi e blerë në vitin 1929 blerë me napolona ari. Shtabi i Përgjithshëm i dërgoi një kërkesë Hipotekës, ku u verifikua se ne ishim pronarë me firma dhe vulë. Te Hipoteka thanë; ajo pronë do të dalë në afishim publik. S’ia jap dot certifikatë Ministrisë së Drejtësisë. Përgjegjës këtu për këto gjëra është Edi Rama dhe Ardi Veliu. Është një institucion, që quhet Ministria e Mbrojtjes, Kompania Kayo, është vjedhje ashiqare. Si vike ti mor zotëri? Do të shkatërrosh komunitetin?! Po pse kam prona goxha, unë dua të mbroj të drejtën time. Me këtë çështje më ndan vetëm vdekja, deri sa të çohet në gjykatë. S’dua lekë që të pasqyrohem unë, dhe të vdesë komuniteti. Me këtë komunitet jetoj. Ata s’duhet të bëjnë rolin e pronarin, kjo punë nuk shkon kështu. I bëra një shkresë, vjen një shkresë nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, dhe thuhet; ia kemi kaluar Kompanisë Kayo, por me delegim nga Belinda Balluku. Dmth ka firmosur ajo! Pse po ikin shqiptarët? Se ska drejtësi. Si ka mundësi firmosi Balluku?”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb