Ukraina nisi një tjetër sulm me raketa në Sevastopol këtë mëngjesin e së shtunës, që ndodhet në Krimenë e pushtuar nga rusët. Kjo pasoi një sulm të mëparshëm në selinë e flotës ruse të Detit të Zi, që rezultoi në një ushtarak të zhdukur dhe dëme të konsiderueshme, shkruan Sky News.

Sevastopol u vu në alarm për sulm ajror pasi mbetjet nga raketat e kapura ranë pranë një skele. Trafiku i trageteve në zonë u ndërpre përkohësisht, por më vonë u rifillua.

Krimea, e aneksuar nga Rusia në vitin 2014, ka qenë një objektiv i shpeshtë i forcave ukrainase që nga fillimi i pushtimit gati 19 muaj më parë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb