Irani tha se kishte qëlluar po aq raketa në bazën ajrore Al Udeid të Katarit sa Shtetet e Bashkuara hodhën bomba në centralet bërthamore të Iranit këtë fundjavë.

Kjo lëvizje sinjalizon një dëshirë të mundshme për të ulur tensionet, bëri të ditur Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit.

Teherani tha gjithashtu se e kishte shënjestruar bazën sepse ndodhej jashtë zonave të populluara.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb