Këtë të hënë në Nion të Zvicrës u hodh shorti i Konferencë Ligë për fazën e Play off. Ekipet shqiptare u njohën me kundërshtarët e mundshëm, nëse kalojnë turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni.

Kampionët e Shqipërisë, Egnatia, nëse eleminon Olimpjan e Ljubljanës, do të sfidojë në Plej of fituesin e çiftit Linkoln Reds Imps-Noah. Një short i pranueshëm për ekipin e Tetovës, pasi bëhet fjalë për rival nga Gjibraltari ose Armenia.

Dinamo e Ilir Dajës, nëse thyen Hajdukun e Split, në fazën tjetër gjen ose polakët e Jagiellonias ose danezët e Silkeborg. Faza Plej Of e Konferencë Ligë luan ndeshjet e saj me 21 gusht dhe 28 gusht.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb