Suedia do të përballet me Ukrainën në kuadër të gjysmëfinales së Play Off të Botërorit. Nëse kalojnë Ukrainën, suedezët gjejnë në finale fituesin e Poloni-Shqipëri.
Para sfidave të Play Off, Suedia ka rinovuar kontratën me trajnerin Graham Potter. Potter do të vijojë drejtimin e ekipit deri në Botërorin 2030.
“Të mundem të vazhdoj në këtë rol do të thotë shumë për mua. Ndihem shumë krenar dhe njëkohësisht kam një përgjegjësi të madhe mbi supe”,- tha Potter.
