Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi ditën e djeshme ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë që i kishin kërkuar që të zhvendoste automjetin e tij, pasi i pengonte gjatë punës.
I arrestuari akuzohet për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 30 vjeç, banues në Cërrik, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, sepse mbrëmë, rreth orës 21:30, në Cërrik, ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë të cilët i kanë kërkuar që të zhvendoste automjetin e tij, pasi i pengonte ata gjatë punës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb