Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen kualifikuese të vlefshme për Kupën e Botës 2026 ndaj Serbisë. Pas përfundimit të konferencës për mediat, trajneri Silvinjo zbriti në fushë dhe drejtoi seancën e fundit stërvitore në stadiumin ku do të luhet takimi në Leskovac.

 

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për këtë përballje.

Takimi Serbi – Shqipëri do të luhet nesër, në orën 20:45, në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, në Leskovac.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb