Këtë të dielë Lara Colturi garoi në Slalom në Ore të Suedisë, teksa u rendit në vendin e tetë. Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë regjistroi kohën e përgjithshme 1‘45“44.
Ashtu siç pritje, gara rezultoi e vështirë për Colturin, e cila në lëshimin e parë (Koha 51.26) u rendit e gjashta, ndërsa në lëshimin e dytë (Koha 54.18) mori vetëm pozitën e 22-të.
Sa i takon top-3, vendi i parë i takoi amerikanes Mikaela Shiffrin, e ndjekur më pas nga Emma Aicher (Gjermania) dhe Wendy Holdner (Zvicër). Kupa e Botës për Skitë Alpine të vajzave mbetet mjaft interesante për të gjithë të apasionuarit e këtij sporti.
