Barazim pa gola në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë mes Comos dhe Interit. Në pjesën e parë, në Stadio Giusseppe Sinigaglia, vendasit qarkulluan topin, por nuk ishin konkret para portës.
Në pjesën e dytë zikaltërit provuan të bënin diçka, por nuk dolën dot në lojën e tyre, duke marrë parasysh fatkin që trajneri Chivu kishte bërë shumë ndryshime. Skuadra e kualifikuar, do të mësohet në ndeshjen e kthimit, takim ky i planifikuar për 22 prill.
