Gian Piero Gasperini, trajneri i Atalantas, ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjen e vlefshme për fazën gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Fiorentinës, të planifikuar në Artemio Franchi. Mungojnë Scalvini dhe De Ketelaere, siç bëri të ditur edhe vetë trajneri në konferencën për shtyp. Berat Gjimshiti është mes të grumbulluarve dhe me gjasë do e nisë takimin e të mërkurës si titullar. Atalanta synon që t’i shkojë deri në fund rrugëtimit të Kupës.

Porta: Carnesecchi, Musso, Rossi.
Mbrojtja: Djimsiti, Hien, Kolasinac, Palomino, Toloi.
Mesfusha: Adopo, Bakker, De Roon, Ederson, Hateboer, Holm, Koopmeiners, Miranchuk, Pasalic, Ruggeri, Zappacosta.
Sulmi: Lookman, Scamacca, El Bilal Toure.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb