Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës  është bërë tërheqja e shortit për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll në prani të Komisionit të Garave, përfaqësuesve të klubeve dhe mediave.

Llapi do të përballet me Drenicën, me të dyja ekipet që do luftojnë për kualifikimin e madh. Prishtina sfidon Dritën, në një tjetër duel interesant.

Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës:

Llapi – Drenica

Drita – Prishtina

Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje dhe janë programuar për datat 9 dhe 23 prill 2025.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb