Copa del Rey në Spanjë dhuroi emocione dhe verdikte të rëndësishme në raundin eliminator, me Atletico Madrid, Real Sociedad dhe Athletic Bilbao që siguruan kualifikimin për në çerekfinale.

Atletico Madrid kaloi minimalisht 1-0 në transfertë ndaj Deportivo La Coruña, falë një goditjeje dënimi vendimtare të Antoine Griezmann në minutën e 61-të. Goli i francezit i dha fund një serie prej dy ndeshjesh pa fitore për skuadrën e Diego Simeones dhe i siguroi një vend mes tetë më të mirave të kompeticionit.

Në një përballje mes skuadrave të La Ligës, Real Sociedad eliminoi Osasunën pas penalltive, 4-3, pasi koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën në barazim 2-2. Osasuna kaloi në epërsi të dyfishtë që në fillim, por vendasit reaguan në pjesën e dytë dhe barazuan në minutat shtesë, duke siguruar kualifikimin nga pika e bardhë.

Spektakël pati edhe në përballjen mes Athletic Bilbao dhe Cultural Leonesa. Baskët, megjithëse luajtën me dhjetë lojtarë për më shumë se një orë, fituan 4-3 pas kohës shtesë, me Unai Gómez që shënoi golin vendimtar nga penalltia. Ndeshja ishte mbyllur 3-3 në kohën e rregullt, pas një pjese të parë plot gola dhe përmbysje.

Tre fitore të vuajtura, por vendimtare, që konfirmojnë forcën dhe ambiciet e skuadrave të mëdha në Kupën e Mbretit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb