FSHF ka vendosur që të gjitha ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë të luhen në të njëjtën ditë, duke caktuar edhe oraret e sfidave që do të nxjerrin gjysmëfinalistët e turneut.
Sipas planit të FSHF-së, të gjitha ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve do të luhen më datë 4 mars, por sfidat do të jenë të ndara në dy orare të ndryshme.
Në orën 16:30 do të luhen dy sfidat e para, ato Vllaznia-Bylis dhe Partizani-Elbasani, me këtë të dytën që është padyshim ajo ku pritet të ketë më shumë rivalitet.
Ndërkohë, në orën 19:30 të së njëjtës datë luhen dy ndeshjet e tjera, me duelet Egnatia-Teuta dhe Dinamo-Tirana të cilat do të plotësojnë katërshen e skuadrave që vazhdojnë më tej në turne.
ÇEREKFINALET
NDESHJET E KTHIMIT
E MËRKURË, 04.03.2026
Vllaznia-Bylis (1-0) ora16:30
Partizani-Elbasani (1-0) ora 16:30
Egnatia-Teuta (2-1) ora 19:30
Dinamo-Tirana (2-0) ora 19:30
*Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para
