Sot janë mësuar edhe çiftet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë.Në Grupin A, Tirana do të masë forcat me Lushnjën. Bardheblutë janë favorit për të kaluar tutje, por futbolli ka treguar se ka surpriza. Parizani gjen Korabin, me misionin e vetëm kualifikimin.
Mjaft interesante pritet të jenë përballjet mes Vllaznisë dhe Bylis, ndërsa mund të lihet pa përmendur Dinamo-Kastrioti.
Në Grupin B, Teuta nuk është dhe aq me fat, pasi do sfidojë Erzenin që është në një formë të mirë. Kukësi do “kokën” e Apolonisë, sakaq Laçi dëshiron suksesin ndaj Tomorrit.
Turi i dytë:
Grupi A
Lushnja – Tirana
Korabi – Partizani
Vllaznia – Bylis
Dinamo – Kastrioti
Grupi B
Tomorri – Laçi
Apolonia – Kukësi
Erzeni – Teuta
Skënderbeu – Egnatia
(BalkanWeb)
