Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova doli në konferencë në prag të ndeshjes me Vllazninë në Kupë.

Po luajmë kundër Vllaznisë ndeshjen e parë. Ndeshje me doza të bukura sepse sfidat mes Vllaznisë dhe Egnatias kanë dhuruar gjithmonë emocione.

E donim Vllazninsë, pasi çdo trajner kërkon të provojë forcën e skuadrës së tij me ekipin më të mirë momentalisht. Shkodranët kanë një sulm interesant dhe po bëjnë mirë, ndërsa kanë marrë masat e duhura.

Do të provojmë mundësitë tonaa dhe të marrim maksimumin nga kjo sfidë. Nuk iu kam kërkuar asgjë ekstra lojtarëve, veçse të shijojnë këtë sfidë, pasi të gjithë e donin këtë përballje. Mungesë të vetme kemi vetëm Xhemajlin.

Nuk bëhen krahasime mes ndeshjeve të kampionatit dhe Kupës. Çdo sezon ka vështirësitë e vetë dhe për ne e rëndësishme është të përmirësojmë gabimet dhe të prodhojmë lojë të bukur.

Tifozët për ne janë shumë të rëndësishëm. Janë lojtari ynë kryesorë dhe besoj se ua kemi shpërblyer besimin me ndeshjet dhe futbollin tërheqës që kemi ofruar, – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: