Numri një i stolit të Elbasanit, Ivan Gvozdenovic iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes së Kupës ndaj Elbasanit.
“Në këtë ndeshje të kthimit Partizani ka një avantazh, sepse rezultati është 1 me 0 për ata, por ndeshja është e hapur. Me qetësi, me përqëndrim maksimal ne jemi gati për nesër.
Ne do luftojmë, si në çdo ndeshje. Siç e thashë, ata kanë një avantazh. Mundësitë janë 60-40 për Partizanin, por ne kemi besim sepse një gol nuk është shumë. Do provojmë, do luftojmë deri në fund. Kemi besim se mund të kapim gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.
Jo, nuk jemi të trembur. Partizani është ekipi i momentit, po kalon një moment të mirë. Por edhe ne jemi në formë dhe nesër, si gjithmonë, të bëjmë një ndeshje të bukur për tifozët, në fund do fitojë kush paraqitet më mirë në fushë. Nesër na duhet pak fat, na mungoi në ndeshjen e parë, pastaj të tjerat stafi i di, lojtarët i dinë, do i prezantojmë nesër”.
