Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e PS-së foli për çmimin e karburanteve, teksa 1 litër naftë po arrin nivele rekord, duke kapur shifrën mbi 215 lekë për litër.

Qeveria nuk ka ndërmarrë ende asnjë masë për të lehtësuar qytetarët, ndryshe nga vendet e tjera deri tani si Italia, Spanja por edhe Serbia të cilat kanë ndërhyrë në treg me paketa financiare.

Por edhe pse vonë, kreu i qeverisë njoftoi masat përmes ngritjes së Bordit të Transparencës.

“Çmimi i naftës, jo vetëm që është rritur, por parashikohet që të rritet edhe më tutje. Për këtë arsye, ne kemi vendosur në lëvizje bordin e transparencës, çka e mbani mend që e kemi përdorur edhe më parë, dhe po ashtu kemi marrë edhe një vendim që çdo ditë që çmimi do të kërcejë mbi tavanin e 220 lekëve, do të ketë menjëherë një ulje me 20% të akcizës së naftës. Deri tani nuk shikojmë impakt në të tjera çmime, por fatmirësisht jemi në kushtet kur kemi një borxh dhe një deficit jo vetëm nën kontroll, por edhe goxha të ulët, që na mundëson pikërisht që në momente të tilla të kemi edhe një hapësirë në dispozicion për të mos lënë vetëm askënd, duke pasur parasysh në radhë të parë ata që janë më në nevojë.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: