Kryetari i PD-së, Sali Berisha teksa deklaroi se të hënën nis protesta e opozitës në Tiranë, që do të mbahet para Kryeministrisë, u ndal dhe te tubimi kombëtar.

Ai tha se protesta kombëtare do të vijë në momentin e duhur.

“Protesta kombëtare do përcaktohet skenari. Ajo do thirret në momentin e duhur. Fillimi është ky me këtë parlament-protestë para kryeministrisë. Dhe pastaj do punohet për thirrjen e një proteste të përgjithshme, skenari i të cilës do përcaktohet.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: