Një pyetjet e drejtuara sot kryeministrit Edi Rama në “Sy m’sy” ishte edhe për ardhjen e palestinezëve nga Gaza në Shqipëri.

Rama i ka hedhur edhe një herë poshtë këto pretendime, duke u shprehur se janë sajesa të cilat vijnë nga “këneta”.

“Kështu ka ardhur një zë nga këneta, jo nuk është e vërtetë, një sajesë që morri rrugën siç marrin zakonisht sajesat. Kur e vërteta s’ka veshur akoma pantallonat, gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, ky është sot realiteti e përditshmëria jonë”, tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb