Është mbajtur në selinë blu Kuvendi i përkohshëm i Rithemelimit dalë nga mbledhja e 11 dhjetorit.

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi ditën e sotme një komunikim me gazetarët. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se revolucionet nuk dënohen nga gjykatat.

Po ashtu ai i bëri thirrje që demokratët t’i bashkohen, ndërsa theksoi se pret me padurimin rikthimin në parlament.

“Pluralizmin nuk mund ta dënojnë kurrë gjykatat, revolucionet nuk dënohen. E vërteta është para jush dhe para shqiptarëve . Pasi kam vendosur të shkoj në gjykatë kam refuzuar çdo lloj sugjerimi për lobim. Garantoj se kam komunikuar me mijëra politikanë të botës së lirë. Asnjë prej tyre dhe në asnjë rast qoftë mik i ngushtë apo i njohur, nuk i kam kërkuar asnjë lloj ndihme përveç transparencës. Kur ti tjetrit i shkel në nderin e  tij, ndjesa në kodin tonë nuk mund të refuzohet dhe në rast se paraqitet një apologji unë nuk mund të them jo , por do të them faleminderit dhe kjo mbyllet këtu. Unë dhashë dorëheqjen hapa krahun për një gjeneratë të re. Por sot PD është 74 mijë vota përballë një qeverie që kalonte nga skandali në skandal. Dhe në vitin 2005 pas një katastrofe të PD, kjo parti doli përsëri parti e parë në zgjedhjet e vitit 2005”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: