TIRANË- Nëse e nis ditën me News24 dhe me emisionin e mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” mes problemeve të shumta të shprehura nga telefonuesit mund të gjesh veten. Janë pyetje e shqetësime që në një formë apo një tjetër shqetësojnë këdo.

Pas kthimit të sinjalit të transmetimit analog, duket se njerëzit kanë gjetur pak minuta paqe dhe iu janë rikthyer halleve të tjera. Sot telefonues të shumtë diskutonin me gazetarin Bashkim Hoxha faktin që në Shqipëri ka pak ose fare protesta nga qytetarët. Ndërsa përpiqeshin të gjenin shkakun, qytetarët e shihnin problemin tek rinia, apo disa tek mungesa e sindikatave.

“Shikoj një rini jo rini. Unë po arrij të 50-tat kur isha i ri çaja detin e malit. Se di pse nuk çohen në protesta. Jemi pa punë, pa të ardhura, shteti kërkon, nam këtë, nam atë. Askush nuk proteston, ca është kjo punë”, tha një telefonues.

“Populli nuk ka besim më në politikë ndaj nuk ngrihet dhe s’ka sindikata për t’i ngritur. Nuk funksionojnë”, u shpreh një qytetare tjetër.

Kishte dhe nga ata kujtonin pasurinë e politikanëve.
“Këta thonë s’kemi lekë për ju por për vete për të shëtitur botën ka. Për ne që punuam një jetë nuk kanë. Na lanë 3 ditë pa dëgjuar lajmet, pa dëgjuar gazetat. Ç’e dua unë dekoderin, unë 100 mijë lekë marr”, tha një telefonues tjetër.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb