Avokati i njohur në SHBA, Michael Fine është arrestuar pasi një kamer e fshehtë zbuloi se si i hipnotizonte ai gratë në prag divorci, duke i detyruar më pas të kryenin marrëdhënie seksuale me të.

Në videon e publikuar në mediat amerikane, sië bën me dije Fox 8, avokati i afrohet me qetësi një gruaja dhe duke e prekur në trup e pyet: Kur ke bërë seks për herë të fundit?

“Sa herë të them fjalën kënaqësi, ti mos u tërhiq mbrapsht. Trupi yt është i mbushur i tëri me kënaqësi. Çdo moment që unë të prek ty kthehet në një moment magjik”,- i thoshte ai gruas ndër të tjera.

Hetimet ndaj këtij avokati kanë filluar që në vitin 2014, ku një grua e akuzoi në polici, por nuk kishte prova atëherë për ta arrestuar sepse ajo nuk kishte filmuar apo inçizuar asgjë.

(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: