Gjatë intervistës në studion e News24, gazetarja Anduena Llabani, u shpreh se zv/kryeministrja Belinda Balluku ka kërcënuar prokurorët e çështjes.

Llabani tha se nëse lexojmë mesazhet që i dërgonte vartësve të saj, edhe mund të intimidohesh. “Është thënë nga dy prokurorët se ka pasur tentativa ndërhyrjeje dhe intimidimi. Kjo çështje ka hyrë në një amulli dhe është kthyer në një çështje ndërkombëtare”, tha ndër të tjera gazetarja Llabani.

Anduena Llabani: Nëse lexojmë mesazhet që i dërgonte vartësve të saj, edhe mund të intimidohesh. Është thënë nga dy prokurorët se ka pasur tentativa ndërhyrjeje dhe intimidimi. Kjo çështje ka hyrë në një amulli dhe është kthyer në një çështje ndërkombëtare.

Kur ka arritur të kërcënojë prokurorët e çështjes, imagjino me vartësit e saj. Një prokuror është kaluar në vetting nga motra e Ballukut. I është thënë: “Juve ju kemi kaluar ne”. Është kërkuar kontroll i imtësishëm ndaj këtij prokurori, që të jetë i kujdesshëm për çështjen në fjalë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb