Ishin të shumtë të rinjtë shqiptarë që jetonin dhe punonin, apo dhe që kishin lindur jashtë trojeve shqiptare, që në vitet ’70-ta u angazhuan në strukturat e Ushtrisë Kombëtare për Çlirimin e Shqipërisë Etnike.

Leka Zogu

Kjo ushtri, e cila si vend të krijimit të saj kishte Afrikën e Jugut, ishte një strukturë paraushtarake profesioniste e krijuar dhe financuar nga Mbreti Leka Zogu I.

ushtr1

Kjo strukturë ushtarake shqiptare në azil, nisi formimin e saj dhe përgatitjen gjatë viteve ’70-ta dhe numëronte dhjetëra rekrutë të cilët u stërvitën nga oficerë profesionistë.

ushtr12

Kauza e kësaj ushtrie ishte krejtësisht patriotike dhe kishte për qëllim një Shqipëri të lire dhe etnike, demokratike dhe të bashkuar.

ushtri3

Ushtria Kombëtare e Shqipërisë Etnike kishte edhe struktura të saj edhe në Spanjë, Gabon, Rodezi (sot Zimbabve), Afrikë të Jugut dhe shumë vende të tjera.

“Si përfaqësuesi eminent i Kauzës së Rilindjes Kombëtare dhe pinjoll i gjyshërve të tij Xhemal dhe Xhelal Pasha, (që ishin ndër më të shquarit pashallarë që ideuan dhe jetësuan Kuvendin dhe vendimet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit), ishte njëkohësisht edhe figura qëndrore dhe drejtuese e Ushtrisë Kombëtare dhe e Këshillit Ushtarak për Çlirimin e Shqipërisë Etnike”, shkruhet në faqen zyrtare të Familjes Mbretërore Shqiptare.

ushtr2

Aty më tej thuhet se në fillim të viteve ‘70, kur Këshilli Ushtarak për Çlirimin e Shqipërisë Etnike – Lëvizja Çlirimtare në Shqipëri, që përfaqësohet nga Leka I, Mbreti i Shqiptarëve – filloi të krijojë një rreth informativ në zonat shqiptare në ish-Jugosllavi (përkatësisht në Kosovë) si një urë për të penetruar në Shqipërinë politike, d.m.th. në Shqipërinë me kufijtë e sotshëm.

ushtr3

“Veprimtaria e Këshillit Ushtarak i dha rast popullit të Kosovës që të shprehë ndjenjat e veta nacionaliste, me anë të një veprimtarie ndërtuese duke luftuar regjimin e tanishëm të Tiranës.

ushtr4

Ata ishin plotësisht të vetëdijshëm se duke çliruar Shqipërinë, mundësitë për ribashkim me atdheun do të shtoheshin në mënyrë të dukshme dhe ribashkimi do të arrihej”, shkruhet më pas në faqen e Familjes Mbretërore Shqiptare./Mapo.al/

ushtr5

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: