Tensionet në Ngushticën e Hormuzit kanë qenë së fundmi në qendër të vëmendjes globale, duke “prishur qetësinë” ndërkombëtare dhe duke krijuar pasoja të ndjeshme për ekonominë dhe sigurinë në mbarë botën.

Kjo zonë strategjike, jetike për transportin e naftës dhe tregtinë globale, është kthyer në një pikë të nxehtë përplasjeje, ndërsa sulmet ajrore dhe tensionet ushtarake kanë rritur pasigurinë dhe frikën për përshkallëzim të mëtejshëm.

Por mes kësaj situate të rëndë, një moment është bërë viral në rrjet: një vajzë e vogël shihet duke u lëkundur në një lisharëse në një plazh pranë ngushticës, ndërsa në sfond ngrihet tym i dendur nga bombardimet.

Pamja është në konstrast të fortë me realitetin përreth – një fëmijë që luan dhe shijon një çast normaliteti, i shkëputur përkohësisht nga zhurma dhe frika e luftës.

Ndërsa tensionet në Ngushtica e Hormuzit vijojnë të ndikojnë tregjet globale dhe sigurinë ndërkombëtare, momente të tilla kujtojnë koston njerëzore të konflikteve dhe nevojën për paqe.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb