Fatmir Mediu ka reguar në lidhje me situatën e rëndë që po ndodh prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në ambientet e News24, ku forca policore nuk lejojnë gazetarët dhe punonjësit e medias të futen në redaksi.
Mediu e ka quajtur një sulm ndaj medias së lirë dhe jetës së qytetarëve.
Reagimi i plotë:
🔹Ajo që po ndodh me news 24 nuk është thjeshtë sulm karshi një media të lirë,por është sulm ndaj lirisë dhe jetës së cdo shqiptari.
🔹Pa asnjë vendim gjykate, qeveria vepron kundër fjalës së lirë, sikur nuk egziston asgjë tjetër vec qeverisë.
🔹Kur kjo qeveri nuk të blen dhe nuk të mbyll dot gojën, përdor dhunën e paligjëshme
🔹Kjo qeveri ju dhunon pronën, lirinë, grabit votat, ju përzë nga Shqipëria duke jua bërë jetën të padurueshme dhe nga ana tjetër flet për Shqipëri Europiane.
🔹Kjo është Shqipëria e pushtetit dhe jo shqiptarëve. Shqipëria sot është dhunë korrupsion dhe krim.
