Kryeministri Edi Rama është i ftuar sot në emisionin “Zone e Lire” ku menjëherë filluan shkëmbime batutash me gazetarin Arian Cani.

Ky i fundit, e pyeti dhe për intervistën e fundit të dhënë në Neës24, kur përmendi kohën kur djali i tij Gregori lexonte lajmet për atësinë.

Cani: Të kanë lodhur tërë këtë javë, cfarë ke hequr te Neës24, me ata të tre.

Rama: Ata janë djem të mirë, po shoqëria e keqe të prish, por të lodhën

Cani: Atëherë përmende djalin Gregorin, ishe gati për të qarë apo ishe në aktrim?

Rama: Për fat të keq mendon se politikanët janë të gjithë njësoj, janë rracë e poshtër që merren vetëm me punë të këqija, por në fakt politika në vetvete ka lindur për të bërë mirë, dhe përtej faktit që në kushtet tona duhet të durojmë shumë gjëra e të padërushme, nën kostum ka ndjenja e gjak e dhimbje. Shoh një degradim

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: