Në fshatin Erind në Gjikokastër, aty ku banorët vendosin të largohen dita-ditës, Lulo Mazaj vazhdon të zgjohet çdo mëngjes për të punuar tokën. 81 vjeç, por ende në këmbë, në arë, mes vreshtave, lajthive dhe ullinjve që i ka mbjellë vetë ndër vite.
Prej rreth dy dekadash, puna në bujqësi nuk është më zgjedhje për të, por domosdoshmëri. Sipas të moshuarit, pensioni nuk mjafton për të përballuar jetesën, ndaj bashkë me familjen punojnë çdo ditë për të nxjerrë të ardhura nga toka.
Edhe kur prodhimi del, sfida e rradhës është tregu. Pa tregje të organizuara, fermerët detyrohen t’i shesin vetë produktet, duke kërkuar blerës derë më derë.
Historia e Lulo Mazajt nuk është e vetme. Ajo është një nga historitë e shumë familjeve në zonat rurale, ku mosha e tretë po mban mbi supe vazhdimësinë e jetës në fshatrat e boshatisur.
