Vite të tëra me shumë pasion shpesh duke u përpjekur të gjej shembuj të thjeshtë jam munduar t’u shpjegoj studentëve të mi këto koncepte:

1.Një aset është një burim me vlerë ekonomike që një individ, koorporatë ose vend zotëron ose kontrollon me shpresën se do të sigurojë përfitime në të ardhmen.

2.Shpenzimit e Kërkim Zhvillimit në burimet naftë mbajtëse konsiderohen asete afatgjata për shumicën e kompanive pikërisht për faktin se pritet të sjellin përfitime në disa vite (të ardhura, flukse monetare dhe fitime). Ndaj ato regjistrohen si aset duke u rreshtuar bilancin e kompanisë.

3.Kur një aset fshihet nga lista aseteve të kompanisë do të thotë që kompania pasi ka kryer testet përkatëse vlerësuese redukton vlerën e tij në zero, duke konfirmuar që nuk pret asnjë përfitim të ardhshëm edhe që ky aset nuk ka asnjë vlerë të ardhshme për kompaninë.  Thënë ndryshe aseti që fshihet nga bilanci i kompanisë ka humbur njëherë e mirë të gjithë dobinë ose vlerën për kompaninë.

Për gjithë ato që presin pasurimin nga “luga e floririt” që fshihet 6000 m thellë çfarë SHELL raporton nuk ka asnjë rëndësi, por për një student të financës fshirja 600 milionë dollarë të “Kërkim zhvillimit në Shqipëri do të thotë që me anë të raportimit financiar  Shell shprehet se nuk pret përfitime të ardhshme Shpirag, pra nuk pret të nxjerrë naftën e parashikuar aty.

Gjiganti SHELL, nuk ka dështuar ai do t’i mbijetojë edhe kësaj fshirje siç u ka mbijetuar mijëra fshirjeve të tjera, (vetëm në 1998 ka kryer 4.5 miliardë dollarë fshirje nga bilanci).

Ndërsa ne mund të gëzohemi! Dashkërka Zoti që brezat që do të vijnë të trashëgojnë një burim natyror, që ne nuk ia dolëm ta nxirrnim në sipërfaqe për ta berë “rrush e kumbulla” siç kemi bërë çdo gjë tjetër!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb