PD po bën foltore me muzikë, në një kohë që zv/kryeministrja ka vjedhur 50 mln euro dhe Edi Rama nuk pyet për drejtësinë.

Ervin Salianji ka kritikuar qasjen e lidershipit të PD ndaj situatës aktuale, ku krimi sipas tij ka kapur AKSHI-n dhe kur kryeministri mban në pushtet zyrtarët e korruptuar.

Ai bëri thirrje që PD të ngrihet në revoltë njësoj si Albin Kurti dikur me 15 veta.

“Kur të vidhen 50 mln euro, kur të del që një institucion si AKSHI të ka rënë në duart e krimit dhe Edi Rama nuk pyet për drejtësi dhe zyrtarët i mban në pushtet, hajde dalim në revoltë”, tha Salianji.

Ervin Salianji: Ndërkohë që unë kërkoj dhe mendoj që duhet revoltë, ne bëjmë foltore me muzikë. Me muzikë nuk rrëzohet Edi Rama o zotërinj.

Kur të dalin 50 mln euro që vidhen, dil dhe bëj revoltë. Albin Kurti ska patur masivitet por qëndresë. Dhe me 15 veta i kthente përmbys makinat dhe hajde bëjmë të njëjtën gjë dhe me 15 veta. Kjo është epërsia morale, për një kauzë të drejtë. Kur të vidhen 50 mln euro, kur të del që një institucion si AKSHI të ka rënë në duart e krimit dhe Edi Rama nuk pyet për drejtësi dhe zyrtarët i mban në pushtet, hajde dalim në revoltë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb