Sinuset janë përgjegjëse për filtrimin e oksigjenit kur marrim frymë duke larguar papastërtitë dhe bakteret e padëshiruara. Gjatë kongjestionit sinuset krijojnë formacione mukusi dhe infektohen.

Shkaktarët e infeksioneve kronike të sinusit:
-alergjitë mjedisore
-alergjitë ushqimore
-infeksionet fungale në kavitetin e sinusit
-irritimi për shkak të nikotinës dhe duhanit
-infeksionet dentale
-candida albicans sistematike

Trajtimi i infeksioneve të sinuseve me mjekim:
Mund të trajtohen me antibiotikë, kirurgji dhe antiinflamatorë. Zakonisht njerëzit marrin deri në 5 mjekime të ndryshme në të njëjtën kohë për të trajtuar infeksionet e sinusit.

Mjekime natyrale për sinusitin:
Dieta
Shmangni përbërësit që shkaktojnë formimin e mukusit si bulmeti, vezët, ushqimet e përpunuara dhe sheqeri. Pini shumë ujë për të lehtësuar kongjestionin.
Bimët
Disa bimë mund të pakësojnë madje edhe të eliminojnë ndërtimet e mukusit. Përdorni bimë si: hudhrat qepët lëngu i limonit uasabi Shtojini këta ingredientë në gatimin tuaj; supa apo çajra.
Ekstrakti i farave të grejfpfrutit
Grejpfruti përmban antibiotikë natyralë të cilët ndalojnë bakteret, parazitët dhe viruset. Gjithashtu ndalon mykun Candida, i cili mund të shkaktojë sinusitin. Ju mund të blini në farmaci një sprai nazal me ekstraktin e farave të grejpfrutit.
Uthulla e mollës
Një recetë e lehtë për të kuruar kongjestionin është kombinimi i dy lugëve çaji uthull molle organike të pafiltruar, një lugë çaj mjaltë organik dhe 170 ml ujë. Pijeni këtë përbërje 3 herë në ditë për 5 ditë për të larguar formacionet e mukusit.

(Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb