Fragmente të një Kurani të para 1370 viteve, janë gjetur në librarinë e Universitetit në Birmingem në Britani, njofton agjencia e lajmeve BBC, duke shtuar se këto mund të konsiderohen si më të vjetrat në botë. Fragmentet ishin pjesë e koleksionit të sjellë në Britani nga Iraku në vitet 1920, por asnjë nuk e dinte që ato mund të ishin më të vjetra në botë nga Kurani. Ekspertët në librarinë e këtij universiteti janë shprehur se një zbulim i tillë do t’i lumturojë shumë besimtarët myslimanë. Sipas një teologu, Dejvid Thomas, personi që i ka shkruar këto fragmente ka mundur ta njohë Profetin Muhamed dhe ka gjasa ta ketë parë e ta ketë dëgjuar duke predikuar.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb