KURBIN- Policia e Kurbinit ka arrestuar një 44-vjeçar për akuzën e kryerjes së veprimeve të turpshme me të mitur.
Sipas policisë, ngjarja është regjistruar dje në rreth orës 16.00, në lagjen nr. 1 në Laç, Kurbin, ku shtetasi Luan Guni, vjeç 44 ka kryer vepra të turpshme me të miturin S. Sh. Arrestimi i tij u bë mbrëme rreth orës 21:00. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Vepra të turpshme”.
(ma.ar/BalkanWeb)
