KURBIN– Një 15-vjeçar nga Kurbini është ndaluar ditën e sotme, pasi është kapur me një pistoletë pranë një shkolle. Pas një kontrolli të ushtruar në ambientet përreth shkollës, policia e Kurbinit ka arrestuar në flagrancë të riun, iu gjet një pistoletë e tipi TT dhe 4 fishekë.
15-vjeçari me iniciale I.P akuzohet për “prodhim e mbajtje pa lejë të armëve”, ndërsa materialet i kaluar Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.
Policia e Kurbinit ndërkaq po vijon hetimin për ngjarjen dhe arsyet pse i riu qëndronte i armatosur pranë një shkolle.
(el.sp/BalkanWeb)
