Bylisi ka dalë triumfator ne çdo sfidë me Vllazninë sidomos kur janë luajtur në Ballsh. Mallakastriotët po e përgatisin me qetësi duelin e radhës me shkodranët, teksa synimi është marrja e tri pikëve.

Ballshiotët kanë shtuar organikën dukshëm, madje ndaj Vllaznisë do të jenë për lojë edhe dy lojtarët e afruar gjatë merkatos së verës, Roni Uankeuai sulmues, por edhe David Karmona, mbrojtës krahu. Trajneri Mirel Josa vazhdon përgatitjet bashkë me stafin e tij, duke përgatitur skuadrën dhe duke punuar shumë edhe psikologjikisht me djemtë.

Nga ana tjetër edhe lojtarët janë duke e përballuar më së miri këtë minifazë që do të kryhet deri në sfidën me shkodranët. Ballshiotët kanë afruar disa elementë në orët e fundit të merkatos dhe duket se tashmë grupi është “shkrirë në një”. Ndaj edhe në sfidën me Vllazninë, mallakastriotët do të jenë me grup të plotë.

SKEMA- Bylisi ka provuar që të luajë me një sulmues të deklaruar deri më tani siç është Mustafa, ndërsa duket se me shkodranët skema të ndryshojë. Mund të luhet me dy sulmues edhe pse Mustafa ka mbështetje, teksa janë Peralta dhe Kamara nga krahët apo dhe Malomo nga pas. Megjithatë, mund të luajë këtë herë edhe kamerunasi Uankuai nga minuta e parë, pasi është duke kapur formën e tij më të mirë.

Alternativat tashmë nuk mungojnë te ballshiotët, pa thënë se në çdo repart ka konkurrencë dhe cilësi. Megjithatë vetëm kur të rikthehen lojtarët e grumbulluar me Kombëtaret, do të ketë një vendim për skemën, duke qenë se Marku, Përndreca e Kamara janë titullarë fiks në Ballsh. Kështu që dueli me shkodranët po pritet në Ballsh me optimizëm, ndërsa synimi është marrja e 3-pilëve të shtëpisë, për të mos ndërlikuar edhe më shumë situatën në tabelën e renditjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb