Një nga moderatorët e News24, dëshmitar i orëve të para të rrethimit të godinës së televizionit më të madh informativ në vend, Klevin Muka i ftuar në Log, ka rikujtuar edhe njëherë tablonë e asaj ngjarje të paprecedentë, ku News24 iu hoq sinjali për herë të parë që nga krijimi.

Muka tha se prania e makinave civile ishte shenja e parë që po shihte para se të parkonte para hyrjes së godinës së News24, se dicka po ndodhte, por nuk e kishte menduar kurrë se do të mbyllej transmetimi i televizionit të parë më të madh informativ në vend.

Moderatori i njohur i emisionit “Koha për tu zgjuar” kujtoi lutjet e drejtorit të teknikës në News24 që negocioi 25 minuta me policinë për të mos u hequr sinjali, por në orën 07.25 sinjali u hoq si pasojë e uljes së automatit.

“Tek hyrja kryesore ishte vënë gardh, dhe drejtori i teknikës komunikoi me policinë.

Ishte ngjarje e paperceptueshme, kurrë s’e kisha menduar se mund të ndodhte kjo gjë.

Kur i sheh gjërat pas në kohë, fillimisht s’dinim si do vepronim. Drejtori i teknikës kërkoi me lutje që të mos mbyllej sinjali. Ledio, djali i transmetimit u fut në redaksi dhe një nga efektivat u prek dhe e lejoi. Ledio playoi listën dhe në orën 7.25, pas gjysëm ore negociatash për të futur djalin e transmetimit u fikën dritat dhe sinjali iku. Aty humbëm shpresat”, tha Klevin Muka.

Klevin Muka: Makinat civile ishin që në orën 6.40 kur unë mbërrita mëngjesin e 9 gushtit në News24.

Tek hyrja kryesore ishte vënë gardh, dhe drejtori i teknikës komunikoi me policinë.

Ishte ngjarje e paperceptueshme, kurrë s’e kisha menduar se mund të ndodhte kjo gjë.

Kur i sheh gjërat pas në kohë, fillimisht s’dinim si do vepronim, drejtori I teknikës kërkoi me lutje që të mos mbyllej sinjali. Ledio u fut dhe një nga efektivat u prek, playoi listën dhe në orën 7.25, gjysëm ore negociata për të futur djalin e transmetimit u fikën dritat dhe sinjali iku. Aty humbëm shpresat.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb