Dikur Belinda Balluku u mësonte qytetarëve si të kursenin energji duke hequr karikuesin nga priza dhe duke mos lënë frigoriferin hapur. Sot ministrja e infrastruktures dhe energjisë akuzohet për afera dhjetëra miliona euro, 300 apartamente dhe 2 jahte luksoze.

Në njërën anë predikonte kursim, në tjetrën duket se kishte vënë në punë të gjitha “prizat” e korrupsionit.

Ironia është se qytetarëve u kërkohej të fiknin dritat, ndërsa paratë publike harxhoheshin e shpërdoroheshin pa asnjë kufi.

Megjithatë, Balluku sot shfaqet e pandehur zyrtarisht para drejtësisë dhe opinionit publik, ndërsa së fundmi SPAK ka kërkuar autorizim për arrestimin e saj.

Balluku akuzohet për shpërdorim të detyrës dhe shkelje të barazisë në tendera, ndërsa dyshohet se aferat në të cilat është përfshirë ajo përllogariten në shifra marramendëse prej dhjetëra apo qindra miliona eurosh.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb