Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me masat e Bashkimit Evropian të marra ndaj Kosovës.

Hoti ka thënë se Qeveria e Kosovës s’e ka njoftuar as Kuvendin e Kosovës dhe as qytetarët për këtë situatë të re, duke shtuar se duhet qw Kuvendi të mblidhet për një seancë të jashtëzakonshme.

Gjithashtu ai shton se se Kurti dhe Osmani po e çojnë Kosovën në një rrugë tjetër dhe jo drejt perëndimit.

“Një gjë është e qartë: Kosova nuk mund të udhëhiqet nga një Kryeministër dhe Presidente, të cilët i sjellin vendit sanksione në vend të integrimit euro-atlantik”, ka thënë Hoti.

Reagimi i plotë:

Më 28 qershor 2023, BE e paska njoftuar Qeverinë e Kosovës për sanksionet e vendosura: suspendimi i MSA-së, suspendimi i projekteve që financohen nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor, pezullimi i fondeve të IPA, pezullimi i takimeve të larta dy palëshe dhe masa të tjera.

Qeveria e Kosovës nuk e ka njoftuar as Kuvendin e Kosovës dhe as qytetarët për këtë situatë të re.

Kuvendi duhet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar dhe për tu dakorduar për kursin e veprimeve.

Ku është Presidentja e vendit? Pse nuk po e ushtron funksionin e saj? Ky binom po e çojnë Kosovën në një rrugë tjetër, jo në atë të perëndimit.

Një gjë është e qartë: Kosova nuk mund të udhëhiqet nga një Kryeministër dhe Presidente, të cilët i sjellin vendit sanksione në vend të integrimit euro-atlantik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb