Analisti Dorand Vojka në një lidhje online në News24 me Megi Latifin ka komentuar në lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë dhe fitoren e Vetëvendosjes dhe mbështetjes së madhe që ka marrë Albin Kurti.
Ai ka deklaruar se sipas tij fitorja e Kurtit erdhi si pasojë e problematikave të opozitës e cila është e përçarë dhe pa një program frymëzues për qytetarët.
“Kishim gati një konflikt mes SHBA dhe Kurtit, sidomos rreth Grenell dhe Kurtit që gati gati kaloi në personale. Zgjedhjet e fundit besoj se duhet t’i vënë një kapak situatës mes SHBA dhe Kosovës, pasi i treguan SHBA që populli mendon që Kurti duhet të jetë ndërmjetësuesi me SHBA.
Fitorja e Kurtit mes të tjerash ka ardhur edhe si pasojë e problemeve të opozitës që është e përçarë. Programi opozitar nuk ka qenë i tillë që të frymëzonte qytetarët të votonin për ta. Që prej burgosjes së liderëve të UÇK në Hagë opozita në Kosovë nuk ka arritur të ringrihet”, tha ai.
