Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar, pasi Tajlanda nga sot ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës.

Kurti ka shkruar se pasaporta e Kosovës po vazhdon të fuqizohet gjithmonë e më shumë. “Pasaporta e Republikës sonë po vazhdon të fuqizohet përherë e më shumë. Tajlanda i shtohet listës së gjatë të shteteve në të cilat qytetarët tanë nga ky vit mund të udhëtojnë pa viza. Zhvillim e progres brenda vendit. Dinjitet e afirmim jashtë vendit”, ka shkruar Albin Kurti.

Qytetarët e Kosovës nga 1 janari 2024 kanë nisur që të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Shengen të BE-së. Më 5 janar u konfirmua se edhe Spanja e njeh pasaportën e Kosovës, pavarësisht se nuk e njeh pavarësinë.

Pas Spanjës, vizat për qytetarët e Kosovës i ka hequr edhe Emiratet e Bashkuara Arabe e Izraeli.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb