Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, ka thënë se në raundin e ri të dialogut Beograd-Prishtinë sot në Bruksel do diskutohet mes të tjerash edhe për krijimin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.
Petkoviç tha për televizionin Pink nga Brukseli se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po përpiqet në çdo mënyrë të shmangë detyrimin për të formuar Asociacionin, ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiç insiston në realizimin e saj.
“Në një anë kemi marifetet e Albin Kurtit dhe nga ana tjetër kemi presidentin Vuçiç që po përpiqet për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe për çfarë është rënë dakord në të”, tha ai.
I pyetur nëse do të nënshkruhet diçka sonte në Bruksel, ku po diskutohet propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Petkoviç tha se nuk besonte se sot ishte dita.
(BakanWeb)
