Kryeministri Albin Kurti në vazhdën e takimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me kongresisten e Floridës, republikanen Kat Cammack.
Kurti në një postim në rrjetin social X shkruan se Kosova dhe SHBA ndajnë një partneritet të fortë.
“Ishte kënaqësi të takohesha me kongresisten e Floridës, republikanen Kat Cammack. Kosova dhe SHBA-të ndajnë një partneritet të fortë dhe historik në mbrojtje, dhe diskutuam mënyra për të çuar më tej bashkëpunimin tonë. Gjithashtu i theksova kongresistes progresin e bërë në forcimin e sundimit të ligjit gjatë…”, shkruan Kurti. /Telegrafi
